Autostrada Levan-Lushnje “mbulohet” nga tymi, digjen shkurret dhe pemët dekorative anës rrugës

18/09/2021 12:14

Tokat përgjatë autostradës Levan-Lushnje janë përfshirë nga flakët. Zjarri po djeg shkurret dhe pemët dekorative anës rrugës.

Flakët kanë dalë jashtë kontrolli si rrjedhojë e erës dhe janë afruar pranë ndarëses së rrugës duke mbuluar me tym autostradën.

Kjo krijon vështirësi në qarkullim pasi tymi i zjarrit nga era po përhapet me shpejtësi.

Top Channel