Australianët, protestë kundër marrëveshjes: Nuk duam energji bërthamore!

18/09/2021 13:29

Aktivistët kundër energjisë atomike në Australi po protestojnë kundër vendimit të qeverisë për të firmosur marrëveshjen e nëndetëseve bërthamore me SHBA-në e Anglinë, me argumentin se ajo është vetëm hapi parë drejt një industrie të tërë atomike në vend.

Ish-lideri i të Gjelbërve, Bob Brown, tha se publiku Australian praktikisht ishte verbuar nga kjo lëvizje.

“Ky që bëri ekzekutivi ynë ishte një veprim prej burracakësh”, u shpreh Brown. “Nuk pati asnjë konsultim me publikun për këtë çështje, gjithçka u bë në fshehtësi të plotë”, shtoi ai.

Australia i ka rezistuar prej dekadash të tëra energjisë bërthamore. Ajo ka qenë zonë jo-nukleare që prej 1984-tës, megjithatë lëvizje anti-bërthamore në këtë vend i ka fillesat e saj që në vitet 70`, e nxitur në masë të madhe nga shqetësimet mbi impaktin mjedisor të kërkimeve për uranium. Australia ka rezerva gjigante të tij.

Nga ana tjetër, janë edhe shqetësimet mbi rreziqet që industria nukleare paraqet për shëndetin publik. Marrëveshja e Indo-Paqësorit shkaktoi reagime të forta, përfshirë dhe ato të Bashkimit Europian. Por ajo që u ndje më keq prej saj ishte Franca. Aleatja më e vjetër e SHBA-së thirri të premten ambasadorin e saj në Shtetet e Bashkuara në një shfaqje të paprecedent zemërimi që ia kaloi dekadave të mosmarrëveshjeve të mëparshme.

Parisi gjithashtu tërhoqi të dërguarin e tij nga Australia. Sipas tij, vendimi i Canberrës për të anuluar një blerje të madhe të nëndetëseve konvencionale franceze në favor të atyre bërthamore të ndërtuara me teknologjinë amerikane është një “sjellje e papranueshme mes aleatëve dhe partnerëve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA