Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen e parë me qeverinë e re, ku do të diskutohen një sërë vendimesh.
Rama u shpreh se të gjitha dhuratat që do të merren gjatë kohës që një ministër është në detyrë duhet të inventarizohen si dhurata dhe të lihen në muzen e Kryeministrisë apo ministrive nëse kanë dhe jo të merren me vete pas ikjes nga detyra.
Rama: Dhuratat e lidhura me funksionin. Sot kryeministria ka një muze dhe një magazinë ku ruhen dhuratat për shkak të detyrës. Deri në 2013 nuk u la asnjë dhuratë protokollare, asnjë gjë, a thua sikur deri në 2013 ka qenë një ushtri pushtuese, kanë marrë gjëra që kanë gjetur këtu edhe madje, jo vetëm çfarë i është dhuruar.
Pjata, lugë, pirunj, filxhanë, edhe gjërat më të vogla. Nuk bën përjashtim as historiku i zyrave administrore. Të gjitha dhuratat e të gjitha delegacioneve që tejkalojnë një vlerë të caktuar, si orët e dorës, ose do qëndrojnë si pjesë e dekorit të zyrës suaj, ose duhen dërguar në muze.
Këto të gjitha tingëllojnë si gjëra të vogla, por në fakt këto janë norma të zbatuara në të gjitha shtete që meritojnë të quhen të tilla. Ky popull nuk i ka borxh askujt karshillëkun publik të shefave në territor.
Top Channel