Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush.

Sipas policisë, mjeti me drejtues shtetasin A.L.,  ka  përplasur një person që po lëvizte me biçikletë ende të paidentifikuar, i cili ku ka marrë dëmtime.

I plagosuri është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, ndërsa shoferi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush,  mjeti me drejtues shtetasin A.L.,  ka  përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Drejtuesi i automjetit po shoqerohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel