Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Babunjë, në Divjakë. Një 44-vjeçar, i identifikuar si Altiment Qose që po drejtonte automjetin tip “Ford”, doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë.

“Në aksin rrugor Divjakë- Pushimi i shoferit, në fshatin Babunjë, shtetasi A. Q., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë, ku për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Mbetet e paqartë arsyeja përse nuk arriti të kontrollonte kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rruge. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel