Ngushtica e Hormuzit vë me “shpatulla pas muri” industrinë ajrore, BE paralajmëron për mungesë karburanti
660,000 flamuj të bardhë në nderim të 660 mijë viktimave që humbën jetën në SHBA për shkak të COVID-19 u vendosën para Qendrës Kombëtare në Uashington.
Ekspozita e titulluar, “Në Amerikë, mbaje mend” synon të rrisë ndërgjegjësimin për pasojat që po shkakton pandemia e cila ende vret mesatarisht rreth 2,000 qytetarë çdo ditë.
Ndërkohë që Londra ka lehtësuar masat e kufizimeve anti-Covid për udhëtarët.
Nga 4 tetori, personat e vaksinuar nuk do të kenë më nevojë të testohen para se të nisen për në Angli, me kusht që ata të mos vijnë nga vendet të përfshira në listën e kuqe.
Më shumë se dhjetë mijë të rinj midis moshës 12 dhe 15 vjeç u vaksinuan të premten. Mijëra të tjerë priteshin gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit dhe zyrat e mjekëve.
Top Channel