“Vladi i çmendur”/ Rusia lëshon raketën vrasëse të satelitëve, perëndimi në alarm

17/09/2021 18:42

Rusia i jep sërish dhimbje koke perëndimit.

Moska njoftoi testimin e suksesshëm të një interceptori të ri raketash për të cilin Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se është në gjendje të shkatërrojë satelitët perëndimore në orbitën e poshtme të Tokës. Arma “top sekret” besohet të jetë krijuar për të mbrojtur Kremlinin dhe pikat strategjike rreth kryeqytetit rus si nga sulmet ajrore, ashtu dhe nga ato kozmike.

Kërcënimi ndaj sistemeve hapësinore të SHBA-së dhe atyre aleate, është shumë real, serioz e në rritje”, paralajmëruan zyrtarë amerikanë. Testi që përfshin dhe sisteme hi-tech u ndërmor nga forcat strategjike raketore ruse në zonën e Sary-Shaganit në Kazakistan.

Gjeneral major, Sergey Grabchuk, komandant i njësisë së mbrojtje raketore të Forcës aerospaciale të Rusisë, tha se provat kishin qenë të suksesshme dhe se shënjestrat ishin goditur me preciozion të lartë, duke përmbushur kështu të gjitha pritshmëritë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA