Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij këngëtarin me origjinë shqiptare Ermal Meta. Meta pritet që mbrëmjen e sotme të mbajë koncertin e tij në stadiumin Air Albania.

Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë. Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.

Ky koncert do të jetë i organizuar nga Ambasada Italiane, Federata Shqiptare e Futbollit dhe Bashkia Tiranë.

Në një intervistë për Top Channel pak ditë më parë, Meta sqaroi se ky koncert do të ishte falas për publikun.

“Koncerti është falas, mjafton vetëm të regjistrohesh në webside për të prenotuar vendin, është gjë shumë e thjeshtë, kështu që për pak minuta mund të prenotoni vendin tuaj”, tha Meta.

Top Channel