Thuajse të gjithë 20 gorillat e kopshtit zoologjik të Atlantas në SHBA po shfaqin simptoma të COVID-19, pas infektimit të dyshuar nga një punonjës i impjantit, njoftonin dje me sensacion mediat amerikane.
Në deklaratën e kopshtit zoologjik thuhej se testet konfirmonin prekjen nga varianti ‘Delta’, dhe se punonjësi i dyshuar për shpërndarjen ishte plotësisht i vaksinuar ndaj sëmundjes. Mes te infektuarve eshte dhe gorilla me i moshuar, 60 vjecar.
Përhapësi mbante veshje mbrojtëse në kontaktet me kafshët dhe në ditën e raportimit ai ishte asimptomatik, shkruan FoxNews.
Në deklaratë shtohej: “Njerëzit njihen që mund të transmetojnë virusin te kafshët dhe raste të tilla kanë ndodhur dhe në kopshte të tjera zoologjike, por deri tani nuk ka të dhëna se kafshët mund të transmetojnë virusin te njerëzit”.
Zyrtarët shtonin se nuk ka rrezik transmetimi nga gorrillat apo te to, “prej distancës mes zonave të vizitorëve dhe ndarjeve ku mbahen kafshët në habitat.”
“Grupet po monitorojnë nga afër gorillat e prekura dhe shpresojnë që ato të rekuperohen plotësisht. Kafshët po marrin të gjithë kujdesin e mundshëm,” shtonte kopshti zoologjik.
Top Channel