Policia e Lezhës është vënë në kërkim të një personi, i cili mesditën e sotme ka plagosur një 25-vjeçar.

I riu është transportuar në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Plagosi me armë zjarri 25-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori i dyshuar dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Më datë 17.09.2021, rreth orës 14:40, në fshatin Manati, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Xh.V.,  dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P.B(N)., 25  vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA