Kryemadhi: Koha që të mos bëhet politikë në televizion, por të mbahen premtimet për qytetarët

17/09/2021 01:40

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim foli në Kuvend ku komentoi programin e qeverisë “Rama 3”, duke e quajtur atë të njëjtë me programin e qeverisë në 2013 dhe 2017. Kryemadhi shtoi se Shqipëria komandohet nga disa oligarkë që trokasin në mëngjes në derën e kryeministrit dhe në darkë ndajnë pasuritë e shqiptarëve.

Të nderuar qytetarë shqiptarë, edhe pse në orët e vona apo të para të mëngjesit, do të doja t’ju kujtoja që teatri u shemb por teatri nuk na mungoi dy orë këtu. Sot ne jemi në diskutimin përsa i përket programit të qeverisë. Nuk mund të them që hezitova dhe isha skeptike për t’a lexuar sepse isha e bindur që ky program do të ishtë një përsëritje e programeve të kaluara qoftë atij të 2013 apo atij të 2017. Dhe normale që koshienca njerëzore, skepticizmi, ndjenja të së kaluarës mund të më lejonin që ta ndaloja dhe mos të vazhdoja ta lexoja por për hir të së vërtetës detyrimi ndaj 110 mijë votuesve të LSI dhe të shumë e shumë të tjerëve të pavlefshme të cilat kanë qenë në kutitë e 25 prillit më cuan që në këtë sallë të bëj diferencën midis asaj që tregohet në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe midis asaj që ndodh vërtetë pas kuintave.

A duan shqiptarët sot një fasadë të lyer bojë që nuk është tharë akoma dhe që brenda saj është e rrënuar dhe pritet të rrëzohet nga dita në ditë apo nga minuti në minutë, apo duan një shtëpi me themel të fortë që të përballojë sfidat e së ardhmes që të kenë mundësi të rrisin fëmijët e tyre dhe ndërtojnë familjen e tyre në Shqipëri. Jam e bindur që duan këtë të dytën.
A do të duam nje Shqipëri ku vendi i punës i cili është i pamundur apo do duam që në Shqipëri vendi i punës të jetë meritokraci. Apo do të duam që t’i japim shqiptarëve vendin e punës nëpërmjet patronazhistit.

A do të duam një Shqipëri ku qeveria rrit taksat, nuk mendon për pensionistët, nuk mendon për pagat e mësuesve, fyen mjekët dhe infermierët apo do duam një qeveri e cila ul taksat, I rrit pensionet dhe iu shërben mësuesve dhe edukatorëve të brezit të ri. Por respekton dhe i bën dinjitozë mjekët dhe infermierët në spitalet tona.

A do duam një Shqipëri ku të rinjtë largohen nga vendi ynë për të gjetur mundësi më të mira jashtë vendit, apo do duam një Shqipëri ku të rinjtë gjejnë një punë të mirëpaguar. A do duam një Shqipëri ku politikanët bëjnë politikë dhe bëjnë sikur zihen më njëri tjetrin dhe më pas i kthejnë krahët votuesve të tyre. Apo do duam një Shqipëri ku politika zgjidh problemet e shqiptarëve dhe mendon për ta. “Pronarët mbretërojnë ose sundojnë, nuk qeverisin”, – ka thënë Xhuzepe Garibaldi. Për fat të keq, Shqipëria është shembulli më tipik i një vendi që sundohet dhe nuk qeveriset, është shembulli më I keq ku Kryeministri sillet si pronar dhe jo si shtetar që ka për detyrë të shërbejë duke qeverisur”- tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA