Kina kërcënon Australinë me sulm bërthamor/ Hakmarrja, pas paktit të Indo-Paqësorit!

17/09/2021 17:52
055 e 052D

Kina paralajmëroi Australinë se rrezikon të kthehet në “shënjestrën e një sulmi të mundshëm bërthamor”, mes frikës se pakti për nëndetëse nukleare me Amerikën dhe Britaninë mund të ndezë një garë tmerruese armatimesh.

Mediat kineze të kontrolluara nga shteti raportuan se ushtria e Kinës druhet se nëndetëset mund të armatosen brenda një kohe të shkurtër me bomba atomike, pavarësisht zotimit se ato do të mbajnë vetëm armë konvencionale.

AUKUS, pakti që garanton pajisjen e Canberrës me teknologjinë për dislokimin e nëndetësëve me fuqi nukleare, por jo të armatosura me bomba bërthamore, ishte pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për kundërvënie ndaj fuqisë në rritje ushtarake të Kinës.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian e dënoi këtë aleancë, për të cilën tha se “dëmton rëndë paqen rajonale dhe stabilitetin duke intensifikuar garën e armatimeve”.

Ndërsa gazeta e Partisë Komuniste Kineze, the Global Times shkoi edhe më tej, duke e kërcënuar hapur Australinë me shkatërrim bërthamor, pasi sic tha “Pekini ndihet i kërcënuar nga nëndetëset nukleare australiane që i shërbejnë interesave strategjike të SHBA-së. “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA