Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 23°C, në zonat e ulëta nga 23°C në 32°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 33°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugtor-Jugperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë mbi 3-4 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 13°C në 28°C dhe në zonat e ulëta nga 17°C në 31°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA