Rusia zbuloi për të parën herë gjatë stërvitjes masive ushtarake me bjellorusët takun e saj të pagëzuar “Terminator” dhe një rakete hipersonike shkatërrimtare.
Këto të tmerrshme “makineri lufte” janë manovruar nga trupat ruse gjatë atij që konsiderohet si një shoë force kundrejt Nato-s dhe BE-së. Manovrat “Zapad 2021”, që përkthehet “Perëndimi 2021” nisën në 10 shtator si një paralajmërim ndaj vendeve rivale.
Ato përfshijnë një total prej 200 mijë trupash, 80 helikopterë e avionë luftarakë plus 760 pajisje të tjera ushtarake që përfshijnë 290 tanke e 240 pjesë artilerie, si raketa-hedhëse.
Stërvitja po zhvillohet në terrene të ndryshme të Rusisë dhe Bjellorusisë, shumë pranë kufirit me vendet e tyre fqinjë. Tanku “Terminator”, që mund të kontrollohet edhe në distancë, ka aftësinë të shkatërrojë objektiva deri në 5.000 metra larg.
Zyrtarët vendas shpresojnë që tanku-robot të arrijë të ndërmarrë sulme që janë shumë të rrezikshme për ushtarët, duke lejuar kështu reduktimin e jetëve të humbura në fushën e betejës.
Në stërvitje u përfshi dhe sistemi raketor S-500 Prometheus me të cilin rusët mburren se nuk i “jep asnjë shans avionëve armiq”.
Top Channel