Ambasadorja amerikane takim me gjyqtarët e KPA-së, Kim: Këmbëngulën në zbatimin e reformës në drejtësi

17/09/2021 16:15

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua ditën e sotme me gjyqtarët e KPA-së.

Ajo ka përmendur se Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë një ndër përgjegjësitë më të vështira, atë të dhënies së gjykimit përfundimtar mbi vendimet e Vettingut.

Sipas ambasadores, pavarësisht se janë nën presion të madh, ata kanë këmbëngulur në zbatimin e elementit kyç të reformës në drejtësi.

“Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë një ndër përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e Vettingut. Pavarësisht presionit të madh, ata kanë këmbëngulur në zbatimin e këtij elementi kyç të reformës në drejtësi”, shkruan Kim.

Ambasadorja takoi ditën e sotme 15 prokurorët e SPAK duke përsëritur thirrjen që të ndiet penalisht kushdo që dëmton shqiptarët dhe pasurohet përmes krimit e korrupsionit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA