Policia e Korçës ka vënë në një person, pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar
I arrestuari është shtetasi Q. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.
“Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, shtetasin e mësipërm i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Volksëagen” dhe i kanë bërë me shenjë që të ndalonte. Drejtuesi i mjetit, nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, u konstatuan 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 25-vjeçari dyshohet se kundrejt shpërblimit 300 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel