Trupat franceze vranë liderin e Shtetit Islamik në Afrikë, mbi kokën e të cilit ishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për ekzekutimin e katër marinsave amerikanë.
Terroristi ishte në arrati prej katër vitesh pas sulmit në Niger, ku humbën jetën edhe disa punonjës humanitarë francezë. Shefi i Elizesë, Emmanuel Macron e njoftoi personalisht “neutralizimin “ e Adnan Abu Walid al-Sahraëi “nga forcat franceze”.
“Ky është një sukses tjetër i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, tha ai përmes një postimi në rrjetin social Tëitter, pa treguar sakaq vendin apo kohën kur u vra al-Sahrawi.
Shteti Islamik në Saharanë e Madhe vepron në ish-kolonitë franceze të Burkina Fasos, Malit dhe Nigerit. Militantët në këto vende shënjestrojnë forcat e sigurisë dhe civilët. Al-Sahrawi kishte marrë përgjegjësinë për një sulm të vitit 2017 që la të vrarë katër ushtarakë amerikanë dhe katër pjesëtarë të ushtrisë së Nigerit e gushtin e 2020, ai vetë urdhëroi vrasjen e gjashtë punonjësve humanitarë francezë dhe shoferit të tyre nigerian.
Franca vazhdon të mbajë në rajonin e Sahelit rreth 5 mijë trupa që luftojnë grupet terroriste.
Top Channel