Regjistrimi në shkolla vazhdon/ Në klasë të parë 20 mijë nxënës. Ministria: Ka ende pa regjistruar

16/09/2021 15:23

Edhe pse faza e dytë e aplikimeve për në klasë të parë apo në klasë të dhjetë ka përfunduar në fund të gushtit, ka ende fëmijë që nuk janë regjistruar në shkollë.

Duke qenë se jo të gjithë prindërit kanë aplikuar online përmes e-albania, Ministria e Arsimit njofton për top channel se ata kanë mundësi t’i regjistrojnë tashmë fizikisht pranë zyrave vendore arsimore ose shkollave deri në nisje të vitit të ri shkollor në 27 shtator.

“Ishte një proces i ri dhe ka pasur problematika por të gjithë prindërit që ende nuk kanë regjistruar fëmijët ju jepet mundësia të paraqiten fizikisht. Është detyrim , nuk do të ngelet asnjë jashtë sistemit”.

Por teksa numri i regjistrimeve pëson rënie nga viti në viti, si paraqitet situata me shkollat dhe mësuesit?

“Nuk kemi shkolla të mbyllura këtë vit, kemi disa klasa të mbyllura kryesisht kolektive në periferi”.

Top Channel