Rama mesazh opozitës: Formati i vjetër i politikës me akuza e përgjigje ‘flakë për flakë’ për ne është praktikë e mbyllur

16/09/2021 10:41

Kryeministri Edi Rama paraqit sot në Kuvend programin e qeverisë së tij, me të cilin do udhëheqë këtë mandat të tretë të fituar në 25 prill.

Rama: Përpjekja jonë do vazhdojë dhe gatishmëria do të jetë maksimale, por çdo korrigjim të nevojshëm kur opozita dhe media do nxjerrin në pah të meta dhe gabime. Do lutem opozitës dhe mediave të kërkojnë nga qeveria çdo informacion para se të formulojnë qëndrimet e tyre publike. Lajmet e rreme dëmin psikologjik e bëjnë njësoj, si me dashje dhe padashje.

Çdo denoncim do hetohet me seriozitetin e duhur prej nesh dhe kur do gjendet i bazuar do reflektojmë publikisht dhe do marrim masa. Formati i vjetër i politikës tradicionale me akuza dhe kundër-akuza, flakë për flakë, ku nuk merr vesh i pari të dytin dhe publiku vetëm neveritet nga politika për ne konsiderohet praktikë e mbyllur.

Kush do dojë të dijë qëndrimin tonë do ta gjejë atë të shkruar. As qeveria dhe asnjë nga ne 74 të mandatuarit e PS nuk do përdorë mikrofonin, mandtin, kartonin për të mbrojtur dikë nga akuzat apo gjykimet e organeve të drejtësisë. Kushdo qoftë në rresh të kësaj salle apo qeverisë vendore që mund të vendoset në akuzë nga drejtësisë do duhet të mbrohet vetë dhe nga avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA