Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për t’ju përgjigjur epidemisë/ Manastirliu: Deri në fund të dhjetorit presim dhe 1.3 milionë doza vaksina

16/09/2021 13:43

Pas prezantimit të programit qeverisë ‘Rama 3’ për katër vitet e ardhshme, Kuvendi nisi sërish seancën me pjesën e dytë, ku po zhvillohen debate politike mes politikanëve.

Pyetja drejtuar Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhet me menaxhimin e pandemisë Covid-19, vaksinimin dhe masat që qeveria shqiptare do të marrë në përballimin e situatës.

Në fjalën e saj ministrja Manastirliu u shpreh se qeveria ka marrë të gjitha masat për t’ju përgjigjur pandemisë, edhe për të përballuar periudhën vjeshtë-dimër.

“Vaksinohuni”: Është kjo thirrja që ministrja ka për të gjithë qytetarët, ndërkohë që deklaroi se synimi i institucioneve të shëndetësisë është të rriten vaksinat dhe pritet që deri në dhjetor në kuadër të marrëveshjeve të arrihet marrja e 1.3 milionë vaksinave të tjera.

Manastirliu ripërsëriti objektivin se në pranverën e 2022 të kemi të vaksinuar të gjithë popullatën mbi 16 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë foli për masat që qeveria ka marrë dhe po merr, për t’iu përgjigjur nevojave shëndetësore, nëse do të ketë nevojë për më shumë kapacitete në dispozicion të situatës së pandemisë.

Manastirliu: Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat për tju përgjigjur pandemisë. Për masat që qeveria shqiptare po merr për situatën vjeshtë-dimër, impaktit që kjo pandemi po le në shëndetin e shqiptarëve.

Pandemia ka vënë në një sfidë të madhe sistemet shëndetësore dhe ka vënë në një sfidë edhe sistemin tonë, nëse nuk do të ishin marrë këto investime të rëndësishme në sektorin shëndetësor përballja me pandeminë do ishte katastrofike, por fatmirësisht punët që janë marrë, financimi i shëndetësisë sollën rezultatet që ne na ndihmuan për të përballuar epideminë.

Ne kemi shumë mësime të mësuara nga kjo situatë qoftë nga raporti për financimin e sistemit, ku në vitin 2021 qeveria e ndihmuar nga donatorët ka vënë fondin 100 milionë dollarë. Ajo që dua të theksoj është përgjigjja ndaj të gjithë situatës së variantit Delta. Ajo çka kërkohet është angazhim iu të gjithë palëve për vaksinim.

Ne u angazhuam që në fillim jo vetëm për të patur vaksinat por edhe për ti administratuar në kohë. Jemi në ritme të mira vaksinimi, fjala kyçe këtë sezon është “ Vaksinim”. Kjo është një përpjekje madhore e të gjithë qeverive dhe njerëzimit, vetëm nëpërmjet vaksinimit mund të ndalim impaktin negativ të virusit, synojmë të rrisim vaksinimet.

+60 vjeç, kemi një përqindje të mirë të mbulesës me vaksina mbi 63 %. Kemi arritur mbi 2 mln doza vaksinash, deri në dhjetor në kuadër të marrëveshjeve me Pfizer dhe mbështetjes së partnereve europianë të arrijmë në një numër të lartë vaksinash, +1.3 milionë vaksina të tjera. Fokusi ynë në këto muaj duhet të jetë vaksinimi i gjithë popullatës.

Hapja e shkollave të bëhet si një proces sa më i lehtë në raport me situatën shëndetësore. Kjo duhet të jetë fjala kyçe e çdo kolegu për tu bërë një advokues i vaksinave. Sot vaksina shpëton jetë! Ditëm ta menaxhojmë situatën pa humbur asnjë kohë dhe duke siguruar kohën e nevojshme për tu përgatitur. Ajo çfarë ne po bëjmë dhe shkon me planin tonë është pikërisht vaksinimi dhe parapërgatitja e sistemit shëndetësor, e cila p0 bëhet edhe sot që flasim. Kemi në spitale të organizuara 1600 shtretër në dispozicion për t’ju përgjigjur situatave që mund të vijnë, kemi një plan që është i mbështetur financiarisht dhe nga burimet njerëzore. Nëse ka diçka që nuk mund të blihet shpejt janë burimet njerëzore. Falenderoj të gjithë mjekët, infermierët, farmacistët, të gjithë personelin mbështetës. Edhe 40% rritjesh pagash gjatë këtij mandati. Sistemi ka hormanizuar çdo veprim të vetin në përgjigje të pandemisë.

Kemi sfida shumë të mëdha sepse pandemia po ridemonsionon arkitekturën e sistemit shëndetësor. Nuk mbaron sfida vetëm me përgjigjen që jep një ngjarje e pazakonte shëndetit. Ne sot kemi një armë, vaksinimi!

Top Channel