Punëtori i ndërtimit bie nga lartësia, transportohet me urgjencë në spitalin e Traumës

16/09/2021 13:28
Foto ilustruese

Një 43-vjeçar, i cili ka qenë duke punuar në një ndërtesë në Laç është rrëzuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Ai është shoqëruar  në spitalin e Traumës ku është duke marrë edhe shërbimin e duhur mjekësor.

“Më datë 16.09.2021, shtetasi D. M., 43 vjeç, banues në Lushnjë, duke punuar në një ndërtesë në qytet Laç është rrëzuar dhe si për pasojë ka marrë dëmtime në trup. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin mjekësor”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA