Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj në Kuvend tha se procesi i fiskalizimit është një ndër reformat më të mëdha në 10 vitet e fundit për Ministrinë e Financave.
Ministrja Ibrahimaj u shpreh se ecuria e këtij procesi ka qenë me hapa të kënaqshëm, ndërsa janë lëshuar mbi 32 mln fatura përmes sistemit të ri të fiskalizimit.
53% e bizneseve të vogla në Shqipëri kanë filluar me proceduar ndërsa pjesa tjetër pritet të fiskalizohen brenda janarit.
Ibrahimaj: Procesi i fiskalizimit, një ndër reformat me të mëdha në 10 vite, kemi pasur një qasje të kujdesshme ndaj tatimpaguesve në të treja fazat. Ecuria ka qenë e kënaqshme, janë mbi 32 mln fatura të lëshuara përmes sistemit të ri. Shqetësimi më i madh ka qenë drejt biznesit të vogël, që ka filluar hapat, 53% e tyre kanë filluar procedurat, pjesa tjetër do fiskalizohen brenda janarit. Kemi qenë gjithmonë të vëmendshëm, kemi organizuar tavolina të rrumbullakëta që të dëgjojmë problematikat e bizneseve, jemi të gatshëm të bëjmë çdo ndryshim që ky proces të mbyllet në formën e duhur.
Top Channel