Njihuni me 4 mënyra natyrale si të zbardhni dhëmbët, kujdesi që ju duhet

16/09/2021 06:58

Dhëmbët janë nga ato pjesë të trupit të cilat nëse nuk marrin kujdesin e duhur fillojnë e tregojnë kalimin e viteve. Përgjatë kohës dhëmbët mund të prishen, dobësohen dhe zverdhen ndaj duhet t’i kushtoni vëmendje pastrimit të tyre herë pas here.

Mosha, trashigimia gjenetike ashtu dhe stili i jetesës konsumimi për një kohë të gjatë i kafes apo cigars mund të bëhen shkak për njollosjen dhe zverdhjen e dhëmbëve tuaj. Në këtë artikull do t’ju tregojmë katër mënyra të thjeshta se si mund të shpëtoni ntyralisht nga ky problem.

Kujdes me ushqimin
Heqja nga dieta e përditëshme e ushqimeve që zverdhin dhëmbët mund të parandalojë njollosjen e mëtejshme të tyre. Ushqimet dhe pijet që përmbajnë tanin, si vera dhe çaji, mund të njollosin dhe zverdhin dhëmbët tuaj në shumë pak kohë. Kafeja dhe sodat e errëta dhe lëngjet gjithashtu kanë të njëjtin efekt. Ushqimet acidike mund t’i bëjnë dhëmbët të duken të verdhë duke veshur smaltin. Në përgjithësi dentistët rekomandojnë të prisni 30 minuta pas ngrënies përpara se të lani dhëmbët.

Larja me vaj
Larja e dhëmbëve me disa vajra të veçantë ndihmon në heqjen e njollave në dhëmbë gjithashtu edhe bakteret apo papastërtitë. Sipas Shoqatës Amerikane të Dentistëve vaji i ullirit, ai i kokosit apo vaji i susamit kryejnë një rol në parandalimin e gurzave dhe njollave. Mjafton të shpëlani gojën me pak vaj për disa minuta pasi t’i keni larë dhëmbët me furçë dhe pastë.

Trajtimi me sodë buke
Soda e bukës mund të pastrojë tërësisht njollat në sipërfaqen e dhëmbëve. Disa njerëz shqetësohen se soda e bukës është shumë e ashpër dhe mund të shkatërrojë smaltin, por nëse e përdorni me masë vetëm do t’ju ndihmojë. Soda e bukës gjithashtu ndihmon në eliminimin e baktereve dhe parandalon prishjen e shpejtë të dhëmbëve.

Higjena e mirë
Ruajtja e higjienës së mirë orale është gjëja më e rëndësishme që një person mund të bëjë për të evituar zverdhjen e dhëmbëve. Larja e rregullt dhe përdorimi i fijeve dentare për të pastruar hapësirat mes dhëmbëve mbron smaltin, parandalon prishjen e mishrave të dhëmbëve dhe largon njollat. Higjiena e mirë orale përfshin: Larja e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë gjithashtu pastrimin rreth mishrave dhe pjesëve të pasme të tyre. Përdorimi i një paste dhëmbësh që përmban fluor. Fluori parandalon zverdhjen dhe madje edhe prishjen e dhëmbëve ndaj rekomandohet edhe nga dentistët./AgroWeb

Top Channel