Kryeministri Edi Rama premton se 1 qershori i vitit 2022 do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike.

“Do të kenë 9 muaj kohë që ti heqin nga prodhimi. Nuk do të ketë asnjë tolerim”.

Me synimin që Shqipëria e 2030 të jetë kampione e turzimit në Ballkan Perëndimor, kryeministri Rama i drejtohet me ton të ashpër pushtetit lokal që kryefjalë të kenë ‘mjedisin e pastër’.

“Nuk do të keni asnjë grant nëse nuk garantoni pastërtinë. Nuk do të tolerojmë ndërtimet pa leje”.

Teksa flet për arritjet në bujqësi si një nga eksportuesit më të mëdhenj të perimeve, Rama deklaron se objektivi i qeverisë është që vlera e eksporteve bujqësore të shkojë në 1 miliardë dollar brenda 4 viteve.

“Më shumë mbështetje për fermerët e inovacion. Prioritet siguria ushqimore”.

Qeveria gjatë mandatit të tretë duket se do të kthejë sytë edhe nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, që n fushën e bujqësisë të përfshihen punonjës të arsimuar me standarde ndërkombëtare.

Top Channel