“Lajmëroni kryeministrin të vijë”/ Rama s’është i pranishëm në seancë, Basha refuzon të flasë

16/09/2021 16:16

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk e ka shfrytëzuar kohën e tij për të folur në Kuvend, pasi kryeministri Edi Rama mungon në parlament.

Demokratët bënë thirrje që të ndërpritet seanca deri në mbërritjen e Ramës, por një kërkesë e tillë u refuzua nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Vetë Basha nuk bëri komente, por refuzoi të merrte fjalën kur iu dha kjo e drejtë nga kryetarja e Kuvendit.

“Lajmëroni kryeministrin të vijë, se nuk bëhet kështu”, tha Tritan Shehu i PD.

Pas apelit të demokratëve, Nikolla tha se kryeministri Rama do të mbërrinte në orë 17:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA