Kuvendi ka njohur shkresën e Partisë Demokratike, e cila në përbërjen e grupit të saj nuk e ka listuar Sali Berishën si anëtar.

“Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë. Deputetët që zgjidhen gjatë legjislaturës, e bëjnë deklarimin brenda 3 ditëve nga kryerja e betimit. Për krijimin e një grupi parlamentar kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Një deputet që largohet nga grupi parlamentar, mund t’i bashkohet një grupi tjetër parlamentar vetëm pas gjashtë muajve nga data e largimit. Çdo grup parlamentar, në mbledhjen e tij të parë, zgjedh kryesinë e tij. Aktualisht grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka në përbërje 44 deputetë dhe kryesohet nga deputeti Alfred Rushaj”, shkruhet në faqen zyrtare të Kuvendit.

Disa ditë më parë, Partia Demokratike i kishte dërguar shkresë Kuvendit për 44 deputetë si pjesë e Grupit të saj Parlamentar, duke e lënë jashtë zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha, pas shpalljes non grata nga DASH.

Ndërkohë ditën e sotme, ish kryeministri Sali Berisha do të nisë lëvizjen për bashkimin e Partisë Demokratike dhe zgjerimin e saj që do fillojë në orën 18:00 në Tiranë, tek Rogner. Sipas asaj që Berisha paralajmëroi, lëvizja do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA