Në mbledhjen e parë të qeverive aktuale të të dy vendeve, ekzekutivit maqedonas e ai kosovar firmosën 11 marrëveshje bashkëpunimi. Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti u prit me nderime të larta shtetërore në kryeqytetin maqedonas.

Për Shkupin zyrtar, ky moment konfirmoi “ marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në fushat e interesit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe shkëmbimit të përvojave për bashkëpunimi më intensiv në rajon.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me sfera të ndryshme bashkëpunimi. Dy vendet firmosën marrëveshjen për studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren–Tetovë, marrëveshjet për bashkëpunim në sferën e diasporës, rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor, bashkëpunim në sektorët e energjisë, turizmit, kontrollit të mallrave strategjike, inovacionit, zhvillimit teknologjik dhe ndërmarrësish, dhe në qeverisje lokale.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se qeveria e tij e mbështet pa rezervë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë me përvojën e tyre.

Top Channel