
Ka qenë duke vëzhguar Jupiterin, por një anëtar i shoqërisë Lorraine të Astronomisë vuri re krejt papritur mbi planetin gjigand te shfaqej një pikë e bardhë që pastaj zhduket.
Regjistrimi tregon një shpërthim dhe vetëm pasi e panë me kujdes, astronomët kuptuan se çfarë kishte ndodhur: Një kometë apo asteroid kishte goditur sipërfaqen e planetit, dhe regjistrimi i atij moment konsiderohet diçka e rrallë.
Disa shkencëtarë besojnë se një prej arsyet që në Tokë ka jetë është pikërisht Jupiteri, që na mbron nga trupa të tilla qiellorë si kometat apo asteoirdët e mëdhenj.
Forca e tij e rëndesës është e tillë që tërheq sipas tyre këto lëmshet e akullt apo trupat gurtë që lëvizin me shpejtësi në kozmos, duke i asgjësuar sipas tyre, përpara se t`i afrohen planetit tonë.
Top Channel