Policia e Kamzës ka vënë në pranga një 39-vjeçar që posedonte pa leje armë zjarri dhe municion luftarak, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja për jetën në familje.  

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru, në një familje, një shtetas po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit Algert Seda.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie”, njofton policia.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi që ndodhej në fshatin Sojnik, Gramsh, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatik dhe 31 fishekë luftarak.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Top Channel