Emocione dhe kujtime të bukura, Ermal Meta flet në konferencën për shtyp, një ditë para koncertit të madh që do të mbajë në “Air Albania Stadium”

16/09/2021 17:33

Fituesi i Sanremos në vitin 2018, këngëtari shqiptar Ermal Meta do të jetë nesër në stadiumin Air Albania, në koncertin ku mund të marrin pjesë të gjithë.

Sot, ata mbajtën një konferencë në stadium, ku të pranishëm ishin kryebashkiaku Erion Veliaj, Presidenti i FSHF, Armando Duka dhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci.

Do të jetë hera e parë që do të bëjmë një koncert në një stadium, për të provuar dhe multifunksionalitetin e tij”, tha Veliaj, duke theksuar se do eventi do të mbahet duke respektuar masat anti Covid.

Do të respektojmë distancat dhe protokollin e sigurisë. Do t’i hapim dyert në orën 5 që të kemi mundësi që të fillojmë me koncertin në orën 7. Do të japim mesazhin jo vetëm që Tirana është hapur, por duam ta shijojmë këtë raport që kemi me Italinë, në 30-vjetorin e eksodit, ku ndoshta historinë më të bukur e ka Ermali”.

Vetë këngëtari shqiptar u shpreh i emocionuar, teksa thotë se edhe për të është një eksperiencë e re, pasi këndon për herë të parë në një stadium futbolli.

Që sot po dridhem, më duket sikur do të jetë koncerti i parë. Do të përpiqem të bëj koncertin më të mirë ndonjëherë. Hera e parë që këndoj në stadium. Ndihem si një urë midis dy kulturave. Para 30 vitesh, ndodhi diçka shumë e rëndësishme. Jam shumë mirënjohës që kam lindur në këtë vend. Sepse ndoshta nuk do të kisha fatin të isha poshtë e të ngjitesha lart”.

Top Channel