Ekonomia do të rimëkëmbet pas goditjes nga pandemia dhe do të njohë vetëm rritje.

Është ky zotimi që bën kryeministri Rama për mandatin e tretë sipas të cilit ekonomia do të rritet mesatarisht me 4% dhe borxhi publik do të vijë duke u ulur në 60%.

Investimet publike janë cilësuar edhe si një ndër shtyllat kryesore që do të mbështesë rritjen ekonomike të vendit. Në 4-vjeçarin e ardhshëm disa kantiere ndërtimi për investime madhore do të hapen thekson kryeministri.

Pavarësisht se nuk siguroi dot fondet e nevojshme nga BE për Korridorin Blu, Rama zotohet të nisë punën për projektin pa dhënë më tepër detaje. Vëmendja do të fokusohet në mandatin e tretë edhe te energjia.

Top Channel