Asnjë gjurmë nga minatori që ka mbetur i bllokuar, të afërm e minatorë të tjerë shkojnë në ndihmë të tij

16/09/2021 15:07

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori 60-vjeçar, Muharrem Plaku, i cili ka mbetur i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës.

Sot të afërm dhe minatorët të tjerë janë angazhuar për kërkimin e minatorit, por ende pa asnjë rezultat.

Një minator për Top Channel thotë se masivi i dheut që ka rënë është shumë i madh dhe kjo e shton vështirësinë për nxjerrjen në një kohë më të shpejtë të minatorit.

Top Channel