Arrestohen 2 persona në Elbasan, njëri u kap me heroinë, tjetri u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur

16/09/2021 09:46

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit për vepra të ndryshme penale.

Një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet H.H., banues në Elbasan, u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike të llojit heroinë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.H., 54 vjeç, banues në fshatin Çepë, Belsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel