500 studentë regjistrohen në Korçë/ Në raundin e parë më të kërkuar infermieria, ekonomia dhe teknologjia e informacionit

16/09/2021 15:26

500 studentë janë regjistruar në universitetin e Korçës ne raundin e pare nga 1130 kuota, ndërsa dege me te preferuara mbeten ato qe u ofrojnë atyre mundesine e punësimit jashtë vendit apo online.

Prej disa vitesh ne universitetin Fan Noli degët me të preferuara janë ato te infermierisë, ekonomisë, teknologjisë se informacionit, administrimit apo sporteve, ndërsa programet e mësuesisë mbeten me pak te preferuarat.

Këtë vit shqetësues është edhe numri i ulet i maturanteve pasi Korça është një prej qarqeve qe ka shënuar ulje te ndjeshme te përqindjes se tyre.

Universiteti i Korçës ka 4 fakultete dhe 58 programe studimi në ciklet programe profesionale 2 vjeçare, bachelor, master profesional dhe master i shkencave dhe një program doktoraturë. Momentalisht në këtë universitet studiojnë rreth 3500 studentë.

Top Channel