Votimi i qeverisë së re dhe paraqitja e programit politik, ja çfarë u vendos në Konferencën e Kryetarëve

15/09/2021 15:39

Konferenca e Kryetarëve përcaktoi kohën e debatit gjatë seancës plenare të datës 16 shtator, për miratimin e Programit Politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.

Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Në fillim të mbledhjes, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u uroi anëtarëve të Konferencës suksese në detyrën e tyre gjatë Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Konferenca përcaktoi kohën e debatit gjatë seancës plenare të datës 16 shtator, për shqyrtimin e projektvendimit “Për miratimin  e Programit Politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.”

Konferenca vendosi që koha e debatit të jetë pa limit. Çdo deputet ka të drejtën e diskutimit 10 minuta.

Mbështetur në vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve, seanca plenare do të zhvillohet duke respektuar rregullat e mbrojtjes nga pandemia Covid-19.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel