Vaksinohen 80% e pedagogëve/ Elbasan, studentëve po ju kërkohet të vaksinohen

15/09/2021 15:03

Pas dy vitesh pandemi dhe mësim online, vaksinimi i studentëve është parë si detyrim për rikthimin në auditore.

Në Universitetin e Elbasanit tashmë është vaksinuar më shumë se 80% e stafit akademik, ndërsa studentët ndajnë mendime pro dhe kundër vaksinimit.

Por në këto kushte sa i rëndësishëm është kthimi në auditore?

Universitetet janë kujdesur të lajmërojnë studentët mbi vaksinimin e detyrueshëm si kusht për rikthimin. Edhe më i domosdoshëm bëhet ky proces për Fakultete të tilla si Ekonomiku apo Juridiku, të cilat kanë një numër të konsiderueshëm studentësh.

Top Channel