Tentoi të mbjellë lëndë narkotike në oborrin e shtëpisë, arrestohet 53-vjeçari

15/09/2021 08:48

Një 53-vjeçar është vënë nën prangat e policisë së Gjirokastër pasi u kap duke tentuar të kultivojë bimë narkotike.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se ky shtetas tentoi të kultivojë narkotikë në oborrin e shtëpisë së tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit në territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasin Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në oborrin banesës ky shtetas ka tentuar të kultivojë bimë narkotike”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Top Channel