Protestë e heshtur në Fier/ Qytetarët me pankarta në duar “Unë jam Sabrina!”

15/09/2021 18:40

Protesta e paralajmëruar për 23-vjeçaren e vrarë nga ish-bashkëshorti në fshatin Zhupan në Fier, Sabrina Bengaj ka nisur në Fier dhe Tiranë.

Në Fier një grup qytetarëtsh të të gjitha moshave janë mbledhur me pankarta në duar për të kërkuar drejtësi për Sabrinën.

“Unë jam Sabrina”

“Heqje kujdestarisë prindërorë vrasësve të nënave”

Drejtësi për viktimat. Parandalim dhe urdhra mbrojtjeje të monitorueshëm”.

Këto janë disa nga mesazhet në protestën e heshtur në Fier që u zhvillua 4 ditë pas vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish bashkëshorti i saj Elton Metaj.

Top Channel