Protesta në Fier për Sabrinën/ Vëllai i viktimës nga bashkëshorti: Kërcënohem nga krimineli, prokuroria mbyll çështjen

15/09/2021 18:31

Vëllai i një prej viktimave nga dhuna e bashkëshortëve ka treguar eksperiencën e tij tragjike për mediat në protestën e zhvilluar ditën e sotme në Fier për vrasjen e Sabrinës pak ditë më parë.

Robert Zhezha, vëllai i Liljana Zhezhes e cila 5 vjet më parë u hodh nga kati i 4 i një pallati në lagjen 11 Janari për t’i shpëtuar bashkëshortit  thotë se pas vrasjes së motrës po kujdeset për nipërit, ndërsa merr kërcënime nga autori

“Ime motër është vrarë nga ish-bashkëshorti dhe fëmijët e saj i kam unë. 90% e tyre vrasësve mendojnë vetëm për veten. E kemi të vështirë, kemi edhe kërcënime nga krimineli që ka vrarë motrën. Unë kam bërë denoncim dhe janë mbyllur të dyja nga prokuroria e shtetit. Ata i kanë mbyllur për arsye të ndryshme. Halli na ka ngelur neve. Rivendosja e dënimit me vdekje mund të jetë arsyeja që t’i pakësojë, jo t’i eliminojë”, tha qytetari.

Top Channel