Një tjetër vatër zjarri masive ka përfshirë një sipërfaqe pylli në fshatin Osnat njësia Dardhas, në zonën e quajtur Qafë Panjë.

Punonjës të pyjores, zjarrfikës dhe punëtorë shërbimesh po punojnë për fikjen e vatrës së zjarrit.

Këtë pasdite është arritur të izolohet një pjesë e tij.

Vatra vijon aktive, terreni i thyer e bën edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Top Channel