Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e kalasë së qytetit të Pogradecit.

Raportohet se janë të paktën 3 vatra aktive dhe po digjen shkurre e pisha, ndërsa nuk dihet ende nga se janë shkaktuar flakët.

Drejt vendngjarjes është nisur ekipi zjarrfikës, të cilët do të punojnë për shuarjen e flakëve.

Top Channel