Përurohet shkolla “Feti Fanaj”, e para shkollë në Tiranë nga 10 shkollat e reja

15/09/2021 15:23

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi përuruan shkollën e parë nga 10 shkollat që do të hapen këtë vit shkollor në Tiranë.

Në Mangull të Petrelës u hap shkolla që do mbajë emrin “Feti Fanaj”, të ish punonjësit të bashkisë që  humbi jetën nga Covid 19 një vit më parë.

Veliaj: “Do të hapim 10 shkolla dhe 2 kopshte të reja. Në 101 vjet kryeqytet i Shqipërisë, nuk kemi pasur një vit ku mund të jenë hapur më shumë shkolla dhe kopshte se viti 2021. Kjo shkollë është e para nga një seri shkollash që do të hapen këtë vit. Është diçka fantastike, ndaj mezi pres që të gjithë bashkë të shijojmë të gjitha shkollat e reja dhe më në fund t’i themi lamtumirë mësimit me dy turne dhe kushteve të vështira që kemi pasur në arsimin shqiptar”.

Kryebashkiaku sqaroi edhe domethënien e emrit të shkollës më të re në kryeqytet, e cila do të mirëpresë 240 nxënës.  “Fetiu jetonte çdo ditë sikur të ishte dita e fundit, me përkushtimin sikur të ishte mundësia e fundit për të bërë mirë”, tha ai. “Për ne nuk ka qendër dhe periferi. Kjo është Republika e Shqipërisë. Sa të kemi fuqi dhe besimin e njerëzve në çdo cep ku të kemi mundësi të shërbejmë, do të shërbejmë me dinjitet dhe me të njëjtën cilësi”, shtoi Veliaj.

Top Channel