Pengohen punëtorët në kufi/ Autoritetet malazeze, dyshime për tamponë fals, nuk lejohen as të vaksinuarit

15/09/2021 12:03

Është ora 5 e mëngjesit dhe ne ndodhemi në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, aty ku një ditë më parë nuk u lejuan të kalojnë punëtorët ditorë të Shqipërisë.

Sot në kamerën e Top Channel, gazetari Klodian Zhivani ndoqi nga afër nëse policia shqiptare dhe ajo malazeze do të lejojnë kalimin e tyre.

Policia Malazeze dhe ajo shqiptare dyshon se përgjigjet e tamponëve mund të jenë të falsifikuar teksa punëtorë shqiptarë akuzojnë se gjithçka bëhet për të favorizuar laboratorë të caktuar ky kryhen tamponët.

Top Channel