26/12 22:29
Në Japoni po planifikohet administrimi i dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe varianteve të tij.
Mediat japoneze raportuan se Bordi Këshillimor për COVID-19 po shqyrton planin për dozën e tretë të vaksinës deri në fund të vitit.
Bordi ka marrë parasysh faktin se gjashtë muaj pas dozës së dytë, antitrupat e prodhuara kundër COVID-19 janë ulur dhe vaksina ka humbur efektivitetin e saj kundër varianteve të ndryshme, përfshirë Delta.
Me thirrjet e prodhuesve të vaksinave në lidhje me domosdoshmërinë e dozës së tretë, bordi do të zbatojë planifikimin për injektimin e kësaj doze tek personat vullnetarë deri në fund të vitit.
Top Channel