“Ia kishte sjellë gjellën të ftohtë”/ Anila Hoxha tregon rastin: Gruaja ishte nxirë nga dhuna, burri e kishte qëlluar me çfarë i kishte dalë para

15/09/2021 21:39

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në Open për të diskutuar mbi vrasjen e paralajmëruar të së ndjerës Sabrina Bengaj , tha se faji përveçse i vrasësit është edhe i institucioneve.

“Duhet të funksiononte gjithë mekanizmi, është kordinatori i pushtetit lokal, i cili duhet të raportojë, e dyta del një person nga burgu i Zaharisë, që mbahen personat me çrregullime mendore, tani kur pas dikujt pushohen akuzat duhet të njoftohet policia, nuk është bërë, për më tepër që ai kishte thënë që do dal dhe do të vrasës, mekanizmi s’ka funksionuar .”, tha ai.

Gazetarja tregoi dhe një rast konkret të cilin ajo e kishte parë gjatë ditës së sotme, e një gruaje të dhunuar barbarisht nga burri i saj, vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.

“Sot bashkë me operatorin Artan Hasku teksa punonim për kronikën, pame se si një grua ishte rrahur e nxirë e tëra nga dhuna e bashkëshortit, e kishte rrahur me çfarë i kishte dalë përpara vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.Ajo dhunohej prej 8 vitesh. Familja nuk e kishte mirëpritur i kishin thënë hesht dhe kësaj radhe.”, tregoi Anila Hoxha.

Top Channel