FOTOT/ Talebanët sulmojnë gazetarin vetëm sepse po intervistonte një grua!

15/09/2021 10:20
Talebane

Situata në Afganistan mbetet e tensionuar pasi talebanët morën pushtetin. Incidente dhune që përshkallëzohen çdo ditë, kjo është panorama që sot ofron Afganistani.

Këtë herë pre e sulmeve të tyre ka rënë një gazetar, i cili është sulmuar vetëm sepse po intervistonte një grua gjatë një proteste në qytetin e Kandahar.

Demonstrata u zhvillua sot, pas një urdhri nga talebanët për të dëbuar 3000 familje nga shtëpitë e tyre, për të strehuar luftëtarët e grupit pavarësisht faktit se shumë prej tyre kishin jetuar atje për dekada të tëra. Pas njoftimit, një turmë e zemëruar doli në rrugë për të kundërshtuar vendimin. Pastaj, një gazetar vendosi të intervistonte një grua që jetonte në atë zonë.

Një dëshmitar tha se “një gazetar po fliste me një grua kur një taleban erdhi dhe e goditi” . Ai pretendon se menjëherë nxori celularin dhe filloi të filmonte incidentin.

“Ai vazhdonte t’u thoshte se ishte gazetar dhe kishte leje për të intervistuar, por ata bërtitën: ‘pse po flisni me këtë grua?’ dhe goditi atë”, tha ai në mënyrë karakteristike.

FOTO GALERI
1/9
Gruaja duke u intervistuar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA