Emrat/ Arrestohen 2 shqiptarët në Britaninë e Madhe, ruanin drogën me vlerë 950 mijë paund

15/09/2021 10:05

Dy shqiptarë, të identifikuar si Frrok Zefi dhe Aldi Gjetani janë arrestuar në Britaninë e Madhe për prodhim kanabisi.

Ata u kapën brenda një shtëpie të fortifikuar në qytetin e Blackpool, ku rruga për t’u futur ishte shumë e vështirë.

Një zëdhënës tha se brenda shtëpisë u gjetën rreth 950 bimë kanabis që nëse dilnin në shitje, do të arrinin në vlerën e 950 mijë paund, shkruajnë mediat britanike. Në fotografi duket se nuk ka dritare apo ajrosje brenda godinës.

Frrok Zefi dhe Aldi Gjetani, 27 vjeç, pa adresë fikse janë dërguar në Gjykatën e Magjistraturës në Lancashire më 15 shtator dhe do të njihen me masën e sigurisë.

Top Channel