E moshuara vritet në aksident/ Sot dy aksidente, në Lushnje dhe në rrugën Tiranë-Lezhë

15/09/2021 15:19

Një e moshuar humbi jetën  në fshatin Karbunarë pasi u përplas nga një furgon në rrugë.

63-vjeçarja e identifikuar si Jeta Mullaj banuese në Karbunarë po kalonte më këmbë në anën tjetër të aksit nacional Lushnje – Berat në dalje të Karbunares.  Goditja ishte e fortë dhe e moshuara ndërroi jetë rrugës për në spital.

Një tragjedi u shmang sot  kur një kamion me targa boshnjake u përplas me një autobus të  linjës Tiranë-Lezhë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Ishull Shëngjin”. Autobusi ishte plot me pasagjerë dhe një prej tyre një i mitur u lëndua gjatë aksidentit.

Ai është transportuar në spitalin e Lezhës  jashtë rrezikut për jetën. Të dy drejtuesit, shoferi i kamionin një shtetas i huaj dhe ai i autobusit të linjës Tiranë-Lezhë janë shoqëruar në komisariat për të përcaktuar përgjegjësin e aksidentit.

 

 

Top Channel