Dyshime për tampon fals në Hanin e Hotit/ Mali i Zi pengon punëtorët shqiptarë për ditën e 2 radhazi

15/09/2021 07:14

Për të dytën ditë radhazi, punëtorët ditorë në Mal të Zi nuk lejohen të kalojnë në doganën e Hanit të Hotit.

Ata ndalohen nga policia shqiptare dhe ajo malazeze me justifikimin se përgjigjet e tamponeve janë fallso. Edhe punëtorët me pasaportën e vaksinimit nuk lejohen të kalojnë.

Kujtojmë që dje policia malazeze ndali punëtorët shqiptarë të kalonin pasi dyshonin se tamponi negativ është falsifikuar.

Dje ngjarja ka shkaktuar tension në doganë ku për pasojë një person është shoqëruar në polici.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel