“Duam treg për rrushin dhe ullirin”/ Fermerët e Panajasë në Vlorë vuajnë për t’i shitur prodhimet

15/09/2021 12:24

Fshati Panaja i Vlorës njihet për tokat plot vreshta e ullishte por ndër vite fshataret ndihen jo të vlerësuar për atë çka fund sezoni i çdo prodhimi u jep.

Për muaj me radhë ata i përkushtohen rrushit apo ullirit por mungesa e tregut të shitjes është kthyer në stres pasi jetesën e sigurojnë vetëm mes prodhimeve të tokës.

Agimi së bashku me gruan e tij edhe pse në pension, kanë vite që kultivojnë varietete rrush, por ajo që ata vuajnë në këtë periudhë është gjetja e tregut për ta shitur.

Kryeplaku i fshatit të Panajasë Jaho Alliu shprehet se kërkohet ndërhyrja e shtetit për të.

Problem ngelet dhe shitja e vajit të ullirit. Ata kërkojnë një fabrikë për mbledhjen e rrushit por dhe të ullirit, dhe për këtë sytë i kanë nga qeveria.

Top Channel